Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në pamundësi të konsensusit me opozitën në grupin e dialogut, nisma e propozuar adreson vetëm reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë detyrim për Kuvendin. Përcaktohen modalitetet që e bëjnë të zbatueshme votën e emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025. Gjithashtu, propozimi për formulën e re të përcaktimit të herësit në ndarjen e mandateve brenda partisë/koalicionit. Herësi sipas formulës së re nuk do të jetë më i madh se 7000 vota.