Partia Socialiste reagoi sot rreth komenteve në media për qëndrimin e mbajtur nga PS për numërimin e votave të diasporës.
Përmes një njoftimi për mediat, PS sqaron se ka mbajtur qëndrimin që ja beson plotësisht procesin e numërimit të votave të diasporës, administratës së KQZ-së.
Po ashtu, në reagim bëhet me dije se PS ka kërkuar që partitë politike të mos kenë të drejtë të numërojnë votat në KQZ, por të kenë statusin e rolit të vëzhguesit nga afër për të gjithë procesin e numërimit të këtyre votave që mbërrijnë përmes shërbimit postar.
Reagimi i PS:
Sqarim referuar komenteve ne media rreth qendrimit te PS per numerimin e votave te diaspores:
Partia Socialiste ka mbajtur qendrimin se ja beson plotesisht procesin e numerimit te votave te diaspores administrates se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
PS ka kerkuar qe partite politike te mos kene te drejte te numerojne votat ne KQZ por te kene statusin e rolit te vezhguesit nga afer per te gjithe procesin e numerimit te ketyre votave qe mberrijne permes sherbimit postar.

