Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria po dëgjon shqetësimet e protestuesve paqësore. Përmes një deklarate të gjatë në rrjetet sociale, Rama tha se një tufë sorrash dhe laraskash e kanë akuzuar se po sulmon njerëzit që kanë dalë në protestë.
“Angazhohen tufa sorrash dhe laraskash se po më akuzojnë mua se po sulmoj popullin që paska dalë në shesh, se po shaj rininë që qenka zgjuar e me radhë. Absolutisht, jo. Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës. Nuk kam paragjykuar ata qytetarë që dolën të protestojnë paqësisht, se duan një mjedis më të mbrojtur. Nuk mund t’i paragjykoj njerëzit që duan shtet më të drejtë në tërësinë e vet. Shoqëria kërkon gjithmonë e më shumë. Po dëgjojmë me shumë vëmendje, një grup i mbledhur enkas po mban çdo shënim. Hap pas hapi, do t’i komunikojmë me njerëz të zakonshëm e të ndershëm të këtij vendi”, nënvizoi Rama.


