TIRANË– Prindër, qytetarë dhe nxënës kanë dalë edhe sot sërish në protestë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani të hënën e 18 Nëntorit pranë shkollës 9-vjeçare, “Fan Noli” në Tiranë.
Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe zbardhjen e së vërtetës.
Gjatë fjalimeve të mbajtura para Ministrisë së Arsimit, një prind ka kërkuar që shkollës “Fan Noli” t’i vihet emri “Martin Cani” dhe në oborrin e saj të vendosjes shtatorja e 14-vjeçarit të vrarë.
“Martini nuk i përket vetëm familjes Cani, por është i yni dhe i gjithë shqiptarëve të ndershëm. Është hera e tretë që vij në këtë protestë për atë engjëll që e njoha nga ekrani dhe do vij deri në fund. Dy propozimet që kam, do doja të kishim përkrahjen e të gjithëve. Që sot e tutje emri i shkollës të zëvendësohet dhe shkolla të quhet ‘Martin Cani’. Dhe vetë Fan Noli të ishte gjallë do e pranonte. Në oborrin e shkollës të vendosim shtatoren prej bronzi të Martinit, për të përjetësuar Martinin.”-u shpreh ai./Radar.al
E rëndë/ U sulmua drejt e në zemër nga shoku i tij. Ndërron jetë në spital nxënësi i “Fan Nolit”

