Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjendet i pajetë burri pranë hekurudhës së Peqinit, dyshimet e para

    Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 3 persona në Rinas, mes tyre vlonjati që “mbushi” Anglinë me d*ogë

    Tentoi të vriste një person duke e përplasur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Protesta në Tiranë për lirimin e liderëve të UÇK, Kurti thumbon Ramën: Duhet të tregoje pendesë

    October 16, 2025

    KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur “kunja” ndaj shefit të qeverisë shqiptare, Edi Rama, lidhur me protestën e thirrur në Tiranë për lirimin e liderëve të UÇK-së, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës.

    Kurti deklaron se LVV qëndron krah qytetarëve që protestojë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por thekson se “ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj”.

    POSTIMI I KURTIT:

    Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Qëndrimi ynë për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar.

    Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011.

    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Në anën tjetër, pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla. Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës.

    Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.

    Por, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi sikur popujt e tjerë.

    Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.

    Po ashtu shtetet mike të Kosovës që tashmë gëzojnë anëtarësi në këto organizata, duhet të bëjnë shumë më tepër për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për të çuar përpara drejtësinë. Njëjtë siç duhet bërë më shumë në këto forume për njohjen e gjenocidit dhe gjykimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë e në mbarë Ballkanin./Radar.al

    kosove kurti rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjendet i pajetë burri pranë hekurudhës së Peqinit, dyshimet e para

    November 8, 2025

    Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 3 persona në Rinas, mes tyre vlonjati që “mbushi” Anglinë me d*ogë

    November 8, 2025

    Tentoi të vriste një person duke e përplasur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

    November 8, 2025

    Rama jep lajmin e mirë: Lufta kundër kancerit dhe shëndetësia prioritet në projekt-buxhetin 2026

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.