Katmandu u trondit nga përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve pas vendimit të qeverisë për të bllokuar 26 platforma të rrjeteve sociale, përfshirë Facebook, X dhe YouTube. Të paktën 14 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Protestuesit, shumica të rinj të quajtur “Gjenerata Z”, thyen kordonin policor dhe rrethuan ndërtesën e parlamentit, duke brohoritur: “Ndaloni korrupsionin, jo rrjetet sociale!” Policia hapi zjarr dhe përdori gaz lotsjellës e topa uji, por në fund u tërhoq në brendësi të kompleksit parlamentar.
Breaking news:- Youth brigade's fierce protest against Nepal government in Kathmandu, youth took to the streets against corruption and social media ban.
This movement of Nepali youth is absolutely justified.#socialmediaban#Nepal #kathmandu #protest pic.twitter.com/f9E7mZrlg9
— Aman Verma (@aman9950) September 8, 2025
Autoritetet shpallën shtetrrethim në disa zona të kryeqytetit, përfshirë parlamentin dhe pallatin presidencial.
Qeveria e Nepalit tha se platformat janë bllokuar pasi kanë refuzuar të regjistrohen zyrtarisht në vend, ndërsa vetëm TikTok, Viber dhe disa të tjera po funksionojnë normalisht. Ministri i Komunikimit, Prithvi Subba Gurung, mbrojti vendimin dhe dërgoi një projektligj në parlament për “menaxhimin dhe përgjegjësinë” e rrjeteve sociale.
Por grupet e të drejtave e kanë cilësuar këtë si një përpjekje për censurë dhe shtypje të lirisë së shprehjes, duke e krahasuar me ndalimin e TikTok në vitin 2023, i cili u tërhoq pas garancive të kompanisë për respektimin e ligjit lokal.
#WATCH | Nepal | Protesters vandalise the Parliament gate as protests turn violent in Kathmandu.
People staged a massive demonstration against the ban on social media platforms.#Nepal #NepalProtests pic.twitter.com/MItP8SQPUa
— TIMES NOW (@TimesNow) September 8, 2025

