Në një intervistë të dhënë së fundmi për Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, ministri Blendi Gonxhja ka reaguar për herë të parë rreth protestës së dhunshme të 26 majit në 1996.
Një protestë kjo nga e cila ministri pësoi disa lëndime nga dhuna e ushtruar nga policia dhe SHIK-u në sheshin Skëndërbej.
Gjatë intervistës Gonxhja shprehet se qëllimi i vetëm i kësaj proteste, ku dhe ai mori pjesë, ishte që zgjedhjet të mos vidheshin, ndaj ata protestoni kundra PD e cila asokohe i bëri për spital.
“Fati im i vetëm që më dërguan te komisariati numër 1, sepse po të qëllonte te me mbanin në makinat e policisë, do të shkonte ndryshe. Aty, Arben Imamit i kanë thyer dhëmbët. Ndaj them se isha me fat, sepse komisariati numër 1 nuk e lejonte këtë lloj trajtimi. Nga këto ambiente, pastaj dikush merrej në pyetje dhe dikush tjetër dërgohej në burg. Kam parë në qeli edhe shumë gra që merreshin nga protesta, mes tyre edhe gazetare apo gazetare. Mbaj mend gazetarin Bardhok Lala, i cili u hodh andej nga liqeni dhe u gjend me kokën jashtë dhe trupin të varrosur në një grope të madhe.Qëllimi i vetëm yni, u njerëzve që protestonim dhe u rrahëm barbarisht, ishte të mos pranonim vjedhjen e zgjedhjeve. Dhe ata qe na rrihnin ishin të gjithë krerët politikë të Partisë Demokratike nëpër komisariate. Ishin ata që godisnin njerëzit. Ata donin të na ndalonin për çdo gjë, për të vënë postera, për të bërë zgjedhje. Ne donim të futeshim në shesh dhe ata nuk donin as që ne t’i afroheshim 15 katërshit dhe të takoheshim me gazetarët e huaj. Unë mund të them se kam shpëtuar mirë me brinjë të thyera, sepse në atë ngjarje njerëzit janë goditur dhe masakruar me leva dhe mjete të tjera.”-u shpreh Blendi Gonxhja.