Site icon Informohu siç duhet

Protesta e PD kundër mbylljes së TikTok-ut/ Berisha: Ata s’duan…

Protesta e PD kundër mbylljes së TikTok-ut/ Berisha: Ata s'duan...

Sali Berisha

TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha sot gjatë konferencës për shtyp foli për protestën që PD do të organziojë më 15 Mars për të shprehur kundërshtimin për vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme për një periudhë 12 mujore të platformës së rrjeteve sociale TikTok.

Berisha deklaroi se protesta e 15 Marsit do të jetë një protestë kundër censures.

“Është një protestë që është mirëpritur jashtë mase nga nxënësit dhe studentët. Ata e konsiderojnë censurën një akt brutal, pra qëndrimi ndaj TikTok është qëndrim censure, sepse nuk e mohoj që smartphone ka ndikim te të rinjtë dhe të fëmijët në kuptimin e konsumit të kohës më shumë nga se duhet, por nuk është tiktok perse. Të gjithë ata që kanë fëmijë e dinë që fëmija edhe pa dalë aplikacioni i TikTok preferonte të navigonte të lundronte në google. Është akt hakmarrës i Edi Ramës ndaj kritikave që i bëjnë të rinjtë. Të rinjtë nuk e pëlqejnë Edi Ramën, nuk e duan për arrogancën që ka. Për këtë arsye ai mbyll TikTok se ata e kritikojnë, e ironizojnë e tallin. Pra TikTok akt censure. Do jetë protestë kundër censurës.”- u shpreh Berisha./Radar.al

Exit mobile version