Site icon Informohu siç duhet

Protesta e 3-të në aksin Thumanë-Kashar/ Nuk dorëzohen banorët

Protesta e 3-të në aksin Thumanë-Kashar/ Nuk dorëzohen banorët

Banorët e Krujës dhe të Fushë-Krujës kanë oraginzuar sërish protestën e rradhës duke bllokuar aksin rrugor Thumanë-Kashar.

Protesta qytetare një kërkesë e hapur ndaj institucioneve përgjegjëse shqiptare për të krijuar një dalje dytësore në drejtim të rrugës të vjetër.

Sipas banorëve, devijimi i rrugës së re ka bërë që bizneset e tyre të falimentojnë dhe kjo sipas tyre është një padrejtësi.

Në vend kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët  tentojnë që të largojnë nga rruga banorët për të zhbllokuar trafikun kilometrik të krijuar prej disa orësh.

As kësaj rradhe nuk munguan përplasjet fizike mes policisë dhe banorëve.

 

Exit mobile version