Site icon Informohu siç duhet

Protesta e 29 tetorit/ Zbardhen emrat e deputetëve që u kallëzuan në SPAK për bllokimin e akseve rrugore

Protesta e 29 tetorit/ Zbardhen emrat e deputetëve që u kallëzuan në SPAK për bllokimin e akseve rrugore

Detaje të reja kanë dalë në pah nga protesta e djeshme. Burimet na bëjnë me dije se emrat e deputetëve të opozitës materialet e të cilëve u dërguan në SPAK, do të hetoghen në gjendje të lirë.

“Janë referuar materialet në SPAK, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (4 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë) dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” njofton policia.

Kallëzohen në SPAK

Bllokuan Kthesën e Kamzës
Flamur Noka
Albana Vokshi,
Xhelal Mziu
Asllan Dogjani

Bllokuan rrethrrotullimin e Shkozetit
Edi Paloka
Dashamir Sula
Bledjon Nallbati
Ervin Minarolli – Sekretari për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në PD

Bllokuan rrethrrotullimin e Levanit (Fier)
Kasem Mahmutaj
Tritan Shehu
Luan Baçi

Në hetim dhe 
Tomorr Azoti,
Qani Xhafa
Edmond Spaho,
Elda Hoti
Kastriot Piroli
Dhe kryetari i bashkisë Kavajë: Fisnik Qosja

LEXO EDHE:

Mbyllet protesta e opozitës në 6 akset, Noka: Sot ditë e zezë për narko shtetin, të tmerruar

Exit mobile version