Site icon Informohu siç duhet

Protagonisti i “Adolescence” bën histori, 15-vjeçari fituesi më i ri i çmimit Emmy

Ceremonia e 77-të e çmimeve Emmy në Los Angeles u dominua nga një emër i ri: Owen Cooper. Vetëm 15 vjeç, aktori i serialit “Adolescence” u shpall fitues i çmimit për aktorin kryesor, duke hyrë në histori si më i riu që ka marrë ndonjëherë këtë trofe prestigjioz.

“Rreth tre vjet më parë nuk isha askush, dhe tani jam këtu. Dilni nga zona juaj e rehatisë, kujt i intereson nëse e turpëroni veten,” tha Cooper emocionuar gjatë fjalës së tij.

Mbrëmja ishte e suksesshme edhe për serialin “Adolescence”, që rrëmbeu gjashtë çmime, përfshirë edhe atë të miniserialit më të mirë. Mes fituesve spikati edhe Stephen Graham, i cili theksoi rëndësinë e barazisë në sheshin e xhirimeve.

Exit mobile version