Site icon Informohu siç duhet

Prokuroria Speciale ngre akuza për masakrën e Reçakut

Prokuroria Speciale ngre akuza për masakrën e Reçakut

Masakra e Reçakut gjatë luftës në Kosovë, e kishte dokumentuar William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të OSBE.

Sipas aktakuzës ata e kishin granatuar fshatin, kishin kryer kontrolle shtëpi më shtëpi dhe kishin ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i detyruar që të largoheshin nga fshati, “ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan”. Hetimet e prokurorisë kanë vërtetuar, thuhet në njoftim, se “të pandehurit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj civilëve, duke i rrahur me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta”.

Dokumentimi i William Walker

Masakrën e Reçakutgjatë luftës në Kosovë, e kishte dokumentuar William Walker, i cili më 1999 shërbente si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Pas kësaj masakre, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi objektiva ushtarake e policore të ish-Jugosllavisë.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mundësoi edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë të vitit 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Edhe sot e kësaj dite, afro 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë të Kosovës./DW

Exit mobile version