Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Teherani përballet me krizë uji si pasojë e thatësisë së madhe

    Zgjedhjet në Kosovë pa fitues absolut, pjesëmarrja e ulët në votime mesazh për partitë

    “Allahu ka për t’i varur në qafë”/ Policia mësyn në xhaminë “Ebu Beker” në Shkodër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Prokurorët apelojnë vendimin për pushimin e çështjes gjyqësore ndaj Trump për dokumentet sekrete

    July 18, 2024

    Prokurorët amerikanë apeluan zyrtarisht të mërkurën vendimin e një gjykatësje federale për të pushuar çështjen penale të ngritur nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, që akuzonte ish Presidentin Donald Trump për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete pas përfundimit të mandatit të tij.

    Zyra e prokurorit Smith tha se do t’i kërkonte Gjykatës së 11-të të Apelit në Atlanta që të rikthente çështjen dhe të anulonte vendimin e gjykatëses së qarkut në Florida, Aileen Cannon, e cila e pushoi çështjen të hënën bazuar në shpjegimin se prokurori Smith ishte emëruar në mënyrë të paligjshme nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

    Gjykatësja Cannon, e cila u emërua nga ish Presidenit Trump në vitin 2020, vendosi se prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili drejton hetimin, ishte emëruar në mënyrë të paligjshme në këtë rol dhe se ai nuk e kishte autoritetin ligjor për të ngritur një padi të tillë. Në vendimin prej 93 faqesh të gjykatëses Cannon thuhet se prokurori i posaçëm duhet të ishte emëruar me miratimin e Kongresit.

    Vendimi ishte i fundit në një seri fitoresh ligjore për zotin Trump. Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi më 1 korrik se zoti Trump gëzon imunitet të gjerë nga ndjekja penale për veprimet zyrtare të ndërmarra gjatë kohës që ishte president, një vendim që ka lidhur një çështje tjetër penale të ngritur nga prokurori Smith, atë mbi përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

    Në padinë për dokumentet sekrete, ish-presidenti Trump akuzohej se pati marrë në rrugë të paligjshme dokumente me informacione sekrete të sigurisë kombëtare në pronën e tij në Mar-a-Lago, pasi ishte larguar nga detyra dhe se pengoi përpjekjet e qeverisë për t’i rimarrë këto materiale.

    Dy persona të tjerë, ish-ndihmësi personal i ish-presidentit Trump, Walt Nauta dhe një administrator i Mar-a-Lagos, Carlos De Oliviera, gjithashtu ishin akuzuar për pengim të hetimeve.

    Avokatët e ish-presidentit Trump kishin ngritur pikëpyetje rreth ligjshmërisë së vendimit të prokurorit të përgjithshëm Merrick Garland në vitin 2022 për të emëruar prokurorin Smith në krye të hetimeve ndaj ish-presidentit Trump. Avokatët argumentuan se emërimi i prokurorit shkelte Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, pasi nuk ishte një post i krijuar nga Kongresi dhe emërimi i tij nuk u konfirmua nga Senati.

    Ish Presidenti Trump këtë javë mori emërimin zyrtar të Partisë Republikane si kandidat i saj për president në zgjedhjet e nëntorit. Ai do të përballet me Presidentin demokrat Joe Biden, ndaj të cilit janë shtuar thirrjet nga demokratët për tërheqje nga gara për president për shkak të paraqitjes së tij të dobët në debatin e 27 qershorit./VOA

    çështja gjyqësore ndaj Trump dokumente sekrete donald trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Teherani përballet me krizë uji si pasojë e thatësisë së madhe

    November 10, 2025

    Zgjedhjet në Kosovë pa fitues absolut, pjesëmarrja e ulët në votime mesazh për partitë

    November 10, 2025

    “Allahu ka për t’i varur në qafë”/ Policia mësyn në xhaminë “Ebu Beker” në Shkodër

    November 10, 2025

    Reduktime të mëdha të energjisë në Ukrainë, si pasojë e sulmeve ruse

    November 10, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 10 Nëntor 2025

    Mos jini kategorik dhe të prerë/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.