Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me makine luksoze, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

    Dimri më i ashpër në vite/ Si po përballen ukrainasit me të ftohtin ekstrem dhe mungesën e energjisë

    Rritj“Lufta” për Groenlandën, Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Projekligji për sektorin e energjisë, çmim i diferencuar për kategoritë në nevojë dhe kontrata dinamike çmimi

    July 2, 2025

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur për konsultim publik një projektligj që sjell ndryshime domethënëse në sektorin e energjisë elektrike, me qëllim harmonizimin e tij me direktivat e Bashkimit Evropian. Përmes këtij drafti synohet krijimi i një sistemi më të hapur, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, ku qytetari të ketë një rol më aktiv dhe të mbrojtur.

    Në thelb, projektligji fokusohet në fuqizimin e konsumatorëve, sidomos atyre në kushte të vështira ekonomike, duke garantuar akses më të lehtë në energji të përballueshme dhe të sigurt. Për herë të parë, përkufizimi i “klientit në nevojë” do të zgjerohet për të përfshirë jo vetëm të ardhurat e ulëta, por edhe faktorë të tjerë socialë, si struktura familjare, varfëria energjetike dhe mosha. Kriteret e reja do të miratohen nga Këshilli i Ministrave, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për energjinë, financat dhe çështjet sociale.

    Ndihma për këtë kategori qytetarësh do të përkthehet në çmime të rregulluara dhe të mbikëqyrura, për të garantuar transparencë dhe drejtësi, duke ruajtur njëkohësisht funksionimin e tregut të hapur. Çdo masë që merret në këtë drejtim do t’i raportohet Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

    Nga konsumator pasiv në prodhues të pavarur

    Një ndër risitë më të rëndësishme të draftit është promovimi i qytetarëve si pjesëmarrës aktivë në sistemin energjetik. Çdo konsumator që përmbush kriteret teknike do të ketë të drejtë të prodhojë energji për nevojat e veta deri në 500 kW, pa barriera burokratike apo tarifa të padrejta. Kjo pritet të nxisë vetëprodhimin dhe të ulë varësinë nga rrjeti i zakonshëm.

    Po ashtu, qytetarëve do t’u ofrohen kontrata me çmime dinamike – që pasqyrojnë luhatjet në treg në kohë reale – përmes matësve inteligjentë. Furnizuesit do të kenë detyrimin ligjor t’i informojnë klientët për përfitimet dhe rreziqet e mundshme përpara nënshkrimit të këtyre kontratave, duke parandaluar çdo praktikë të padrejtë.

    Liria për të zgjedhur furnizuesin e energjisë

    Një tjetër pikë kyçe është lehtësimi i procedurave për ndërrimin e furnizuesit. Konsumatorët do të kenë të drejtë të kalojnë te një kompani tjetër brenda një kohe shumë të shkurtër – në disa raste, deri në 24 orë – duke fuqizuar konkurrencën dhe duke e bërë tregun më fleksibël dhe të hapur për furnizues të rinj. Parashikohet që deri në vitin 2031, ky proces të jetë plotësisht i funksionalizuar për të gjitha kategoritë e klientëve.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me makine luksoze, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

    January 17, 2026

    Dimri më i ashpër në vite/ Si po përballen ukrainasit me të ftohtin ekstrem dhe mungesën e energjisë

    January 17, 2026

    Rritj“Lufta” për Groenlandën, Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

    January 17, 2026

    Programi i reformave 2026-2028/ Rritja ekonomike do jetë 4%! “Triumf” për turizmin, por jo për bujqësinë

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.