Site icon Informohu siç duhet

PROFIL/ Kush është Skënder Hita, drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit

TIRANË– Skënder Hita është zgjedhur si drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit. Ai ka një karrierë në disa qarqe të vendit.

Ndërsa më herët ai ka punuar në qarqet Durrës, Dibër dhe Shkodër. Hita ka kaluar më parë procesin e vetingut në polici në vitin 2021, ku nga hetimet e bëra u konfirmua pastërtia e figurës së tij.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit nuk konstatoi asnjë problem si në komponentin e pasurisë as në aftësitë profesionale të Hitës. Kujtojmë se edhe në garën e parë e kryer dy vite më parë, Hita ishte një në tre emrat më të lakuar, por në fund u vendos që në krye të policisë të vendosej Ilir Proda./Radar.al

Exit mobile version