Site icon Informohu siç duhet

“Prodhim narkotikësh, kanosje dhe vjedhje/ 3 të arrestuar në pikat kufitare Qafë Thanë e Kapshticë

"Prodhim narkotikësh, kanosje dhe vjedhje, tre të arrestuar në pikat kufitare Qafë Thanë e Kapshticë

KORÇË– Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave në kërkim.

Bëhet me dije se në orët e fundit janë arrestuar tre shtetas të cilët ishin të shpallur në kërkim për veprat penale, vjedhje, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si edhe kanosje.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Kontrolle intensive për kapjen e personave në kërkim.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave në kërkim.

Kapen në Qafë Thanë dhe në Kapshticë tre shtetas të shpallur në kërkim.

Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, ndaluan në hyrje, shtetasin M. D., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po nga këto shërbime u kap dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosje”.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje u kapën shtetasit në kërkim:

E. P., 33 vjeç, banues në Elbasan i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”

N. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.

Të dyja rastet, i kaluan DVP Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./Radar.al 

Exit mobile version