Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin komandues të komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Dyshohet se vendimi ka ardhur pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s më 3 prill, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë.