Site icon Informohu siç duhet

Procesi në GJKKO/ Veliaj depoziton kërkesë për përjashtimin e gjyqtares

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar ditën e sotme pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) një kërkesë zyrtare për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi i çështjes në të cilën ai është i përfshirë.

Burime pranë gjykatës bëjnë me dije se kërkesa e Veliajt do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.

Veliaj e ka ngritur fillimisht këtë pretendim në mënyrë verbale gjatë seancës së fundit gjyqësore, ndërkohë që gjyqtarja Etleva Deda kishte vendosur mbylljen e shqyrtimit paraprak dhe ishte tërhequr për dhënien e vendimit.

Sipas tij, i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor, pasi nuk ka pasur mundësi të njihet me të gjitha aktet e dosjes, të cilat, sipas pretendimit të tij, nuk i janë vënë në dispozicion.

Exit mobile version