Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në platformën X, iu përgjigj debatit publik mbi mungesën e avionëve zjarrfikës në Shqipëri, në një periudhë me zjarre masive në pothuajse të gjithë territorin e vendit.
Rama theksoi se, ndonëse do të ishte e dobishme të kishte më shumë mjete ajrore, zjarret e ditëve të fundit nuk do të mund të menaxhoheshin vetëm me një, dy apo tre avionë. Ai shtoi se aktualisht Shqipëria po përdor më shumë mjete nga ajri se çdo vit tjetër, falë flotës vendase dhe ndihmës nga Mekanizmi Europian si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në krahasim me vendet fqinje, Rama solli si shembull Greqinë, e cila sipas tij ka një flotë prej 77 avionësh zjarrfikës, rreth 20 helikopterë dhe mbi 3,500 automjete zjarrfikëse, por gjithsesi po përballet me situata të rënda zjarresh.
“Sa më shumë mjete, aq më mirë, por kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë të njëjta për shumë vende që po vuajnë këtë sezon zjarresh dhe janë më komplekse sesa thjesht numërimi i avionëve”, shkroi ndër të tjera Rama.
Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë kur flitet për blerje avionësh dhe nga ana tjetër, zjarret e këtyre ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh!
Dakord, padyshim që mirë do…— Edi Rama (@ediramaal) August 13, 2025
Radar.al


