Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-deputetit Myslym Murrizi, i cili la të kuptohet se mund të ketë arrestime brenda listës së PD-së në Tiranë.
Në një intervistë në emisionin “Debat” në A2 CNN, Berisha i hodhi poshtë me vendosmëri këto pretendime, duke deklaruar se “nuk ka asnjë të inkriminuar mes kandidatëve të Partisë Demokratike në Tiranë”.
Ai kërkoi që deklarata të tilla të shoqërohen me prova konkrete: “Çdo person që flet, duhet të flasë me fakte, jo me dëshira apo hamendje”, u shpreh Berisha.

