TIRANË– Ledion Liço gjatë prezantimit të spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania 4, teksa kanë folur edhe me opinionistët për ftesat që Loredana dhe Jozi bënë për dasmën e tyre, ka dhënë dhe një mendim të tijin sa u përket njerëzve që fton në raste të tilla.
Ai ka përmendur se ndonjëherë disa njerëz ftestat i bëjnë për interes dhe jo sepse kanë ndonjë dëshirë të madhe t’i kenë në dasëm e tyre.
Neda: Në dasëm ne ftojmë vetëëm ato që na do zemra.
Ledion Liço: Ata që na do zemra dhe ata që kemi interes t’i ftojmë se…
Neda: Patjetër.
(FJALA E LEDIONIT DËGJONI NGA MINUTA 36:55)
Kujtojmë se disa muaj më parë, kunata e Ledionit, trashëgimtarja e “TOP Channel”, Lori Hoxha kurorëzoi në martesë, dashurinë e saj shumëvjeçare me Vis Bajraktarin, dasmë në të cilën nuk ishte e ftuar Arbana Osmani, një prej moderatoreve më të mira të Shqipërisë me një karrierë disa vjeçare në TOP CHANNEL.
Arsyeja mbase është sepse raportet e Arbanës me Lorin s’janë më njësoj, pas largimit të moderatores nga kjo media.
Por rikthehemi më 17 Maj 2023, dita kur Arbana Osmani u martua me regjisorin Eduart Grishaj, të ftuar ishin të gjithë nga familja Hoxha, sigurisht dhe Ledion Liço, bashkëshorti i Sara Hoxhës.
S’dihet nëse ky ishte një thumb për Arbanën (apo thjesht mendim mbi dasmën në BBV4), se kjo e fundit i ftoi në dasëm për interes, ndërsa Lori s’kishte asnjë interes ta ftonte moderatoren në dasëm pavarësisht se për sa kohë Arbana ishte pjesë e ‘TOP Medias’, ishte një mike e mirë dhe e dashur e familjes Hoxha./Radar.al

