Princi Harry po tenton të ulë tensionet me familjen e tij mbretërore. Ai tashmë do të ndajë paraprakisht të gjitha angazhimet e tij zyrtare, në mënyrë që mos të ketë përplasje agjendash siç ndodhi disa javë më parë në udhëtimin e tij zyrtar në Angolë. Në këtë mënyrë shtohen më shumë zërat se mund të ndodhë pajtimi i shumëpritur i Princit Harry me familjen.
Shefi i komunikimit i Mbretit, Tobyn Andreae, dhe drejtoresha e komunikimit e çiftit Sussex, Meredith Maines, u fotografuan para dy javësh duke u takuar në ballkonin e një klubi në Londër, të shoqëruar nga oficeri për shtyp i Harry-t në Mbretërinë e Bashkuar, Liam Maguire.
Një burim e përshkroi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm përpara. Në shtator Mbreti Charles dhe Princi Harry kanë vizita në Londër dhe kjo shihet pikërisht si koha e duhur që të ndodhë takimi mes mbretit dhe të birit, që nuk janë parë më së bashku prej kohësh.

