TIRANË– Në një kohë që vijon numërimi i kutive të fundit në Partinë Demokratike, teksa procesi ka vazhduar gjatë gjithë natës, po dalin edhe rezultatet e para.
Sa i përket qarkut të Tiranës ndër më të votuarit është dhe Jorida Tabaku, e cila rezulton të jetë e para ndër zonjat duke kryesuar me 650 vota.
Kandidatët me më shumë vota në Qarkun e Tiranës janë Ilir Alimehmeti dhe më pas renditen disa figura të reja në parti si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza.
Kujtojmë se Tabaku e ka testin e parë me strukturat partiake në një garë pas bashkimit të Partisë Demokratike. Deri më tani ajo numëron 650 vota me diferencë me kandidatet e tjera zonja./Radar.al

