Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e votës në kuadër të Zgjedhjeve Lokale, duke votuar në Fakultetin Teknik të Prishtinës.
Pas votimit, Osmani u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e votës për forcimin e demokracisë në vend.
“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë. Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi zgjedhor – aq më e fortë është demokracia jonë,” – deklaroi Presidentja.
Ajo shtoi se çdo qytetar duhet të shfrytëzojë të drejtën për të vendosur se kush do t’i drejtojë komunat në katër vitet e ardhshme, duke theksuar se pjesëmarrja në votime është një detyrim qytetar dhe demokratik.