Edhe pse një lëvizje e tillë rrezikon gjobitjen nga shteti serb, kjo gjë nuk e ndaloi kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, që të valëviste flamurin kombëtar shqiptar në godinën e institucionit që ajo drejton.
Sinani shfrytëzoi fjalimin e saj si një mesazh për të përcjellë trishtimin e madh nga fakti që vetëm shqiptarëve që jetojnë në Serbi nuk u lejohet përdorimi i flamurit kombëtar.
Përgjatë fjalës së saj, Ardita Sinani u shpreh se këtë vit për herë të parë kjo festë po organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë.
Kryetarja e Preshevës theksoi se janë të vendosur për të vazhduar betejën për kërkuar barazi dhe respekt.


