Një nga banoret e “BBVK” preku me rrëfimin e saj emocional të jetës. Mes lotësh Drenusha u shpreh s epo e ndjen mungesën e fëmijëve më së shumti.
“Nuk jam mësuar të jem aq larg nga fëmijët për kaq kohë. Për shkak edhe situatave në shtëpi më ka kap një frikë se çka po ndodh jashtë. Mbrëmë pyetjet e publikut kanë qenë të çuditshme dhe me kanë frikësu. Pyetje e Vullnetit se mos Atilla do ta përdorë agresivitetin që ka treguar në lojë në gjyq”, tha ajo.
Pas këtij momenti prekës, Drenusha mori surprizë shoqja e vetë nga Amerika me të cilën nuk ishte takuar prej 16 vitesh.
Ndërsa, surpriza tjetër ishte nëna e saj. Takimi me nënë nuk ishte dhe aq surprizë e bukur pasi ajo e njoftoi se Atilla nuk e ka lejuar që ti marrë fëmijët me vete.
“Banu e fortë do ta kalosh edhe këtë. Unë e kam ba kërkesën në Qendrën Sociale, Atilla nuk ka leju nuk ka dashtë me i ekspozu”, tha nëna e saj.

