Site icon Informohu siç duhet

Prej 27 vitesh në televizion, a ndihet i famshëm? Blendi Fevziu: Ju tregoj herën e vetme kur më dridheshin gjunjët

Është ndër njerëzit me një karrierë jetëgjatë në televizion, një program që prej vitesh mbetet stoik në qëndrueshmërinë e tij, gazetar, autor librash, numëron mijëra ndjekës në rrjetet sociale, por Blendi Feviu s’e ndien veten si të famshëm.

Ardit Gjebrea: Çfarë të bezdis nga fama jote?

Blendi Fevziu: Shiko, unë s’e kuptoj këtë famën kur ma thonë…

Ardit Gjebrea: Je i famshëm dhe në çdo moment, kudo që je, je i vëzhguar…

Blendi Fevziu: Duke qenë shumë vite që dal në televizion, 27 vjet që dal gati çdo natë, unë e kam humbur sensin e vëmendjes ndaj të tjerëve, nuk e kthej kokën, nuk e ndiej shumë këtë se e dëgjoj që më thonë… që të thuash të jep bezdi fama është të jesh hipokrit, s’ka pse, është një gjë e bukur, njerëzit që të përshëndesin, të flasin, të bëjnë, absolutisht ndonjë gjë e tillë s’është. Por nuk është se e ndiej shumë në përditshmëri që të them se ka njerëz që i dëgjoj, jam i famshëm, mirë i them…

Blendi Fevziu: Po, besoj që po. Me gocën e madhe jo se kam qenë më i ri dhe kam ndenjur më pak. Me gocën e vogël po, besoj që po. Tani se të gjithë jemi të limituar në kohë, unë besoj që nuk i mungoj, mundohem t’i kushtoj kohë, mundohem ta shijoj, e kam kuptuar që kjo është një kohë e limituar sepse vjen një ditë që edhe ajo do të marrë rrugën e saj dhe ti nuk do ta kesh më aq prezente, siç kam qenë dhe jam me prindërit, kështu që në këtë kohë besoj që kaloj.

Fevziu shpjegon se njeriu ka gjithnjë një dozë protagonizmi e ata që s’e kanë aspak këtë, janë veçse një pakicë. Ai kujton një rast që s’e harron kurrë gjatë kohës që ishte student dhe po ndodhte një demonstratë, por aty i zunë sytë njeriun që s’e kishte menduar kurrë.

Blendi Fevziu: Kam një rast që s’kam për ta harruar kurrë në jetën time, ua them të gjithëve sesi ndodh evidentimi i njerëzve meqë po flasim, kjo nuk është famë por mënyra sesi del. Në 9 dhjetor të vtit 1990 isha duke shkuar në shkollë. Isha në fakultet, shoku me të cilin shkoja në shkollë, Ben Blushi kishte ikur para se ne takoheshim në rrugë. Duke u afruar te “Rruga e Elbasanit” dëgjova thirrje. Gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishte demonstratë, por demonstratë në Shqipërinë komuniste ishte e paimagjinueshme. Ndërkohë, vajzat e vitit  të parë, unë isha në vit të fundit, po vinin me vrap dhe thanë “demonstratë, ik me vrap, ik”. Në atë moment që unë ngela dhe desha të shkoja më përpara, mbërritën policë, forca speciale, ushtarë, u vendosën aty në rresht dhe në këtë kohë që unë po tmerrohesha nga prania e ushtarëve, policëve, gjithë frika që kishim grumbulluar me vite, ka qenë ndoshta hera e fundit në jetën time që po më dridheshin gjunjët nga frika.

Befas pashë rreshtin e parë të studentëve që erdhi nga kthesa, aty ku sot është ambasada amerikane. Në rreshtin e parë e di kë pashë? Njeriun më të urtë të kursit tim. Një djalë nga Gramshi i cili kurrë në 4 vite shkollë nuk kishte hapur gojën, kurrë ndonjëherë nuk ishte bërë protagonist, nuk  e kisha dëgjuar as në mësim. Njeriu më i qetë, më i sjellshëm, gjithmonë ishte në rreshtin e parë, i kapur përdore, protagonist dhe më iku edhe mua frika. Si një njeri del nga anonimati fare, një njeri pa asnjë lloj protagonizmi, por kurrë, edhe kur luanim futboll i thoshim, vinte më qetë, befas vihet në krye të një lëvizjeje që mund t’i hiqte kokën, mund t’i merrte jetën./tvklan.al

Exit mobile version