Socialisti Erion Braçe ka hequr dorë nga angazhimet e tij në Qarkun e Fierit për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Buirimet bëjnë me dije se shkaku i kësaj është bërë përplasja me strukturat e PS-së në këtë qark.
Brenda PS ka nisur të qarkullojnë informacione se Erion Brace mund të vijë si një forcë shtesë në formacionin e skuadrës së Tiranës.
Artikull me interes:
Prapaskenat me përplasje/ Cili do jetë “fati” i Erion Braçes pasi braktisi qarkun e Fierit?
Nuk përjashtohet mundësia edhe e vajtjes së tij në Berat atje ku edhe nisi karrierën politike.
Burime nga PS thanë për Top Channel se “nëse Rama do të vendosë të t’i besojë Erion Braçes Njësinë 5 e njohur si “Stalingradi” socialistëve në kryeqytet atëherë mund të kemi çuarjen e Anila Denajt për tu kujdesur për zonën e Farkës”.
Aktualisht Njësia 5 është nën kujdestarinë e ministres së Bujqësisë. Vetë Erion Brace ditët e fundit nuk ka bërë asnjë koment për një lëvizje të mundshme nga Divjaka.
Por gjatë ditëve të fundit ka nisur të publikojë foto nga e shkuara me aktivistë të PS kur ai shkoi për herë të parë në Divjaka.

