Site icon Informohu siç duhet

Pranga 2 personave në Gjirokastër, ndihmonin emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin

I dehur në timon, përfundon pas hekurave 49-vjeçari në Gjirokastër

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Attempt 5”, janë arrestuar dy shtetas që ndihmonin emigrantë nga vendet e treta të kalonin ilegalisht kufirin kundrejt pagesës.

Njëri prej tyre, D. K., 23 vjeç, u kap në flagrancë nga Policia Rrugore në aksin Levan–Tepelenë, teksa drejtonte një automjet tip “Audi” pa leje drejtimi, duke transportuar emigrantë nga Nepali drejt Sarandës me qëllim kalimin ilegal në Greqi.

Shtetasi tjetër, I. Gj., 22 vjeç, dyshohet se ishte organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti dhe dy celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version