Ish-fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka nxitur sërish thashethemet në rrjetet sociale me një video të fundit në Instagram. Në sfond dëgjohet muzikë turke me tone romantike, ndërsa në ekran shfaqet një foto e këmbëve të një vajze, e kapur gjatë një momenti pushimi, duke sugjeruar një destinacion bregdetar ose turistik.
Detajet e zgjedhura kanë bërë që ndjekësit të aludojnë për një lidhje të re dashurie, ndërsa të tjerë mendojnë se është thjesht një provokim për të mbajtur vëmendjen e publikut.

Gjesti nuk ka reaguar për të konfirmuar apo mohuar spekulimet, duke lënë hapur terrenin për më shumë interpretime.