Sot në protestën e 17-të që po zhvillohet nga opozita para bashkisë Tiranë, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehet se drejtësia është bërë mburojë e vjedhjeve.
Ai shton se vetëm SPAK nuk arrin ta dallojë se qytetarët paguajnë çdo ditë 80 mijë euro për inceneratorin inekzistent të Tiranës.
“Rama dhe Vleiaj në pushtet nga drejtësia e kapur. Drejtësia është kthyer në garanci dhe mburojë politike që kjo vjedhje të vijojë. 80 mijë euro në ditë paguajmë për një shërbim që nuk kryhet dhe drejtësia nuk vepron. Këtë e shohin të gjithë gazetarët e qytetarët, por vetëm SPAK nuk e sheh. Kemi të bëjmë me një narko-shtet që bazohet mbi terror e vjedhje. Koha që të marrim në dorë fatet tona, ta arrestojmë ne Veliaj e ta çojmë në burg. Vendi i tij në Sharrë, në landfillin e Sharrës aty ku ngriti mbretërinë e tij”, tha Tedi Blushi.

