I ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, politikani i njohur Lutfi Haziri u shpreh i lumtur se familja e tij tashmë po zgjerohet.
Gjatë intervistës Haziri zbuloi martesën e vajzës së tij të madhe, Këngës, njëkohësisht është shprehur i lumtur për njohjen e Lotinës dhe Mozzikut.
“Kënga kur na ka njoftuar me Fabion, tani në shtator e kanë edhe martesën, ka qenë ajo thyerja më e madhe. Ti e kupton që po ndodh zgjerimi i familjes. E ke pritur shumë kohë të gjatë.
Edhe vendimi i Lotinës tani me Mozzikun, njëjtë na ka bërë të lumtur. Po rritet familja, kjo është me rëndësi… lumturia e tyre, për prindin nuk ka sukses më të madh.” tha politikani gjatë intervistës.