Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Politika e azilit: Kosova në listën e BE si vend i sigurtë

    April 17, 2025
    Politika e azilit: Kosova në listën e BE si vend i sigurtë

    Komisioni i BE-së ka publikuar një listë me shtatë vende, që këtej e tutje konsiderohen si vende të sigurta të origjinës. Lista përfshin Kosovën, Indinë, Bangladeshin, Kolumbinë, Egjiptin Marokun dhe Tunizinë. Kërkesat për azil nga njerëzit që vijnë prej këtyre vendeve në të ardhmen mund të shqyrtohen në vendet anëtare të BE-së me procedurë të përshpejtuar, sepse ata kanë pak shanse për të fituar të drejtën e azilit.

    Çdo aplikim shqyrtohet individualisht

    Sipas të dhënave të Komisionit të BE-së procedura e përshpejtuar duhet të zgjasë më së shumti tre muaj. Vendet anëtare megjithatë duhet që të shqyrtojnë çdo kërkesë për azil individualisht, pavarësisht, nëse personi vjen nga një vend i klasifikuar i sigurt origjine apo nga ndonjë vend tjetër. Lista vlen për të gjitha vendet anëtare të BE-së, por nuk zëvendëson listat kombëtare. Nga shtatë vendet e reja të vlerësuara si të sigurta prej Komisionit të BE-së, deri tani asnjëri nuk është pjesë e listës së Entit Federal për Migracionin dhe Refugjatët në Gjermani (BAMF).

    Komisioni deklaroi më tej, se vendet kandidate për anëtarësim në BE konsiderohet si shtete të sigurta origjine. Megjithatë ka përjashtime për vende, në të cilat në sfondin e konflikteve të armatosura mbizotëron “dhuna e shfrenuar”, ndaj të cilëve BE ka vendosur sanksione – ose edhe nëse kuota e pranimit është më shumë se 20 përqind për azilkërkuesit nga ky vend.

    Reforma e azilit hyn në fuqi në qershor 2026

    Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, e vlerësoi listën si një “sukses” për qeverinë e tij. Roma në mënyrë të përsëritur është angazhuar për një kufizim më strikt të migracionit në BE. Parlamenti i BE-së dhe vendet anëtare duhet ta miratojnë këtë listë. BE vitin e kaluar ra dakord për reformimin e sistemit të përbashkët europian të azilit. Reforma do të hyjë në fuqi në qershor 2026./DW

     

    azili Politika e azilit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.