Prishtinë – Policia e Kosovës ka publikuar foton e Xhemail Bajram Nuhiut, autorit të dyshuar për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00, kur viktima me inicialet M.M. u qëllua me armë zjarri dhe më pas ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pas ngjarjes, Nuhiu ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Policia ka bërë thirrje të fuqishme për qytetarët që të bashkëpunojnë duke dhënë çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tij.
Kushdo që ka informacion mund të kontaktojë Policinë e Kosovës nëpërmjet emailit [email protected], aplikacionit “Lajmero Policinë” ose në numrin e telefonit 192.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Radar.al


