Komisariati nr. 6 në Tiranë ka organizuar një operacion mbrëmjen e sotme, 6 shtator, pas denoncimeve në rrjete sociale se një vajzë është rrëmbyer.
Sipas denoncimeve, dyshohet se vajza është rrëmbyer nga dy persona dhe është futur në një makinë tip Benz, që është larguar më pas me shpejtësi.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat.
Sipas asaj që ka arritur të zbulojë policia, kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje në çift. Megjithatë, policia ka shoqëruar në komisariat dhe djalin dhe vajzën për t’i marrë në pyetje dhe për të zbardhur se çfarë realisht ka ndodhur.

