Informohu siç duhet

Policia i vë prangat këngëtares pas koncertit që shfaqi në YouTube

Arrestohet nga policia një këngëtare iraniane e cila u shfaq në YouTube duke performuar në koncertin e saj pa veshur hixhab.

Autoritetet iraniane arrestuan këngëtaren Parasto Ahmadi si dhe dy muzikantë nga grupi, konfirmoi avokati i saj Milad Panahipur.

Ai i tha AP se Ahmadi 27 vjeçare, u arrestua në Sari, kryeqyteti i provincës veriore iraniane Mazandaran, dhe se aktualisht nuk dihet se në cilin burg po mbahet.

Avokatja theksoi se dy muzikantë të grupit të saj u arrestuan në kryeqytetin, Teheran. Akuza ishte për mbajtjen e një koncerti virtual në YouTube pa hixhab.

Gjyqësori i Iranit paraqiti një ankesë të enjten në lidhje me performancën e Ahmadit në koncert të mërkurën, në të cilën ajo kishte veshur një fustan të zi të gjatë, pa mëngë dhe pa jakë.

Koncerti pati më shumë se 1.4 milionë shikime në YouTube.

Sipas ligjit iranian, gratë nuk lejohen të këndojnë solo para audiencës mashkullore dhe të përzier, as të shfaqen pa hixhab para burrave me të cilët nuk kanë lidhje.

Exit mobile version