Edhe pse Samiti i Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet më 16 maj në Tiranë, Partia Demokratike njoftoi organizimin e një proteste në po këtë ditë.
Ditën e sotme burimet policore bënë me dije se mund të ndodhë një zhvendosje e protestës nga Bulevardi “Zogu i Parë” në një vend tjetër. Por në fakt mësohet se nuk do të ketë asnjë zhvendosje, pasi qindra metra më larg në sheshin “Skënderbej” janë në aktivitet liderët europianë.
Policia i refuzoi lejen për protestë te Zogu i Parë, madje u ndryshua edhe posteri, por PD është e vendosur që këtij tubimi do i shkojë derui në fund.
Ndasj mësohet se si përfundim protesta do të zhvillohet te Bulevardi Zogu i Parë, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, në orën 17:00.