Informohu siç duhet

Policia e Shtetit paralajmëron skemë mashtrimi online me faqe të rreme për gjoba rrugore, ja apeli

Policia e Shtetit ka njoftuar qytetarët për një skemë mashtrimi online, ku persona të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të falsifikuara, të ngjashme me faqen zyrtare të institucionit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.

Sipas njoftimit zyrtar, këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS dhe adresave email të rreme, duke u paraqitur si njoftime zyrtare për pagesa gjobash të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie.

Policia sqaron se këto mesazhe nuk janë dërguar nga asnjë institucion shtetëror dhe përbëjnë një përpjekje të qëllimshme mashtrimi për të vjedhur të dhënat bankare të qytetarëve. Autorët përdorin teknika të sofistikuara për t’i orientuar përdoruesit drejt faqeve të rreme, ku u kërkohet të vendosin informacionet e kartave bankare.

Qëllimi i kësaj skeme, sipas autoriteteve, është përvetësimi i fondeve nga llogaritë bankare të qytetarëve.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve për kujdes maksimal, duke theksuar që të mos klikojnë në linke të dyshimta, të mos japin të dhëna bankare në faqe të paverifikuara dhe të kontrollojnë çdo gjobë vetëm në kanalet zyrtare, përfshirë portalin e-Albania.

Në rast se qytetarët kanë vendosur të dhëna bankare në faqe të dyshimta, rekomandohet të kontaktojnë menjëherë bankën për bllokimin e kartës ose llogarisë dhe të denoncojnë rastin pranë Policisë së Shtetit.

Strukturat ligjzbatuese po vijojnë punën për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të kësaj skeme mashtrimi.

Policia e Shtetit bën me dije qytetarët se është konstatuar një skemë mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të ngjashme me faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.

Këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS, dhe adresa emaili të maskuara, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si njoftime të dërguara nga autoritete shtetërore, lidhur me pagesën e gjobave për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie.

Sqarojmë se këto mesazhe NUK janë dërguar nga institucionet shtetërore.

Autorët kanë përdorur teknika të sofistikuara për të mashtruar qytetarët dhe për t’i orientuar drejt faqeve të rreme, ku u kërkohet vendosja e të dhënave bankare.

Qëllimi i kësaj skeme është vjedhja e të dhënave bankare dhe më pas përvetësimi i fondeve nga llogaritë e qytetarëve.

Policia e Shtetit bën thirrje për kujdes maksimal:

Qytetarët mund të kontrollojnë gjobat në portalin zyrtar e-Albania:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=879

Në rast se keni vendosur të dhënat bankare në faqe të dyshimta:

Strukturat ligjzbatuese janë duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.

Exit mobile version