Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Policia e Greqisë arreston 4 persona për vra*jen e mafiozit Jorgos Moskouris, mes tyre dy me origjinë shqiptare

    May 7, 2026

    Policia e Greqisë ka vënë në pranga katër persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Jorgos Moskouris, i njohur si “Thamnakia”, një figurë e dyshuar e krimit të organizuar në Greqi, i ekzekutuar në prill 2025 në zonën e Halandrit.

    Sipas autoriteteve greke, arrestimet u kryen më 6 maj pas një hetimi disa mujor nga njësia e vrasjeve. Të dyshuarit akuzohen se kanë qenë pjesë e grupit mbështetës që ka ndihmuar ekzekutorët e atentatit, duke siguruar armë, automjete dhe logjistikë për realizimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.

    Në pranga kanë rënë dy shtetas grekë me origjinë shqiptare dhe dy shtetas grekë, të cilët dyshohet se kanë luajtur rol në organizimin dhe mbështetjen operative të krimit.

    Hetimet tregojnë se vrasja e 55-vjeçarit lidhet me përplasje në botën e krimit për kontrollin e kontrabandës së duhanit. Autoritetet po hetojnë gjithashtu lidhje të mundshme me rrjete të krimit të organizuar ndërkombëtar, përfshirë një figurë të njohur me nofkën “Entik”, që dyshohet se ndodhet në Dubai.

    Edhe pse janë bërë disa arrestime, autorët e drejtpërdrejtë të ekzekutimit mbeten ende në arrati. Hetuesit dyshojnë se vrasja është kryer nga profesionistë të huaj, të cilët janë larguar menjëherë pas atentatit.

    Ngjarja e 24 prillit 2025 ndodhi jashtë një klinike private në Halandri, ku Moskouris u qëllua me armë automatike dhe humbi jetën në vend. Automjeti i përdorur nga autorët u gjet më vonë i djegur në një zonë të afërt.

    greqi mafiozi shqiptare vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    July 20, 2026

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    July 19, 2026

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    July 19, 2026

    Post Malone tërheq vëmendjen në finalen e Botërorit 2026, mesazhi në bluzë bëhet viral

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.