Site icon Informohu siç duhet

Policia bastis shtëpinë e ish zv/kryeministrit shqiptar

Sot në mëngjes (16 dhjetor) policia ka bastisur shtëpinë e ish zv/kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami.

DASH e shpalli ‘non-grata’, largohet nga politika ish-zv.kryeministri shqiptar: Vendim i nevojshëm për të kursyer familjen dhe ruajtur integritetin

Nga MPB thonë se, bastisjet janë bërë rreth dyshimeve për krim në Lotarinë e Maqedonisë.

SHBA i futi në listën e zezë/ Prokuroria nis hetim ndaj ish-zv.kryeministrit shqiptar dhe gjyqtarit

Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ku siç është bërë publike tanimë ai ndodhet në Kosovë, dhe ka theksuar se është për vizitë private dhe do të kthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut.

Derisa gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami, as ai nuk është gjetur në shtëpi.

Jo zyrtarisht mësohet se në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane./Alsat.mk

Exit mobile version