Site icon Informohu siç duhet

Policia bastis 3 lokalet në Milot dhe Laç, ishin kthyer në salla për lojëra fati

MILOT– Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Rastet”, duke goditur disa raste të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në zonën e Lezhës.

Aksioni, i zhvilluar mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme, çoi në zbulimin e tre ambienteve në Milot dhe Laç, të përshtatura për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri. Në njërin prej tyre u konstatua edhe aktivitet i paligjshëm i shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestruan 15 makineta, 3 tavolina pokeri, sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, para në cash dhe pajisje të tjera që shërbenin për këtë veprimtari./Radar.al

Exit mobile version