Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Po thotë marrëzira”, Trump kritikon Putinin, paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë

    July 8, 2025
    Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran, pas bombardimeve amerikane
    Donald Trump

    Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke e akuzuar për “marrëzira” në lidhje me luftën në Ukrainë dhe duke paralajmëruar masa të reja ndëshkuese ndaj Moskës.

    “Putini po thotë shumë marrëzira,” deklaroi Trump gjatë një mbledhjeje me kabinetin në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk jam aspak i kënaqur me qëndrimin e tij,” shtoi presidenti amerikan, duke bërë të ditur se administrata po shqyrton sanksione të reja për të ndëshkuar agresionin e vazhdueshëm rus.

    Ai njoftoi gjithashtu se SHBA do të rrisë prodhimin e armëve, duke shtuar: “Do të forcojmë kontraktorët tanë që të punojnë më shpejt.” Trump bëri të ditur se është në bisedime me qeveri të huaja për të shtuar mbështetjen ushtarake, duke veçuar Korenë e Jugut, për të cilën theksoi se “duhet të paguajë më shumë për mbrojtjen e saj”.

    Presidenti Trump njoftoi gjithashtu se tarifat e reja ndaj eksporteve europiane do të hyjnë në fuqi më 1 gusht. “Janë tarifa të ulëta dhe të drejta,” tha ai, duke shtuar se një letër zyrtare për Bashkimin Europian do t’u dërgohet brenda dy ditësh, për të specifikuar nivelin e tarifave.

    Ai vlerësoi se “BE po tregohet më e sjellshme” në raundet e fundit të negociatave tregtare me SHBA-në.

    Në fund të mbledhjes, Trump rinovoi kritikat ndaj politikës monetare të Rezervës Federale, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të guvernatorit Jerome Powell. Presidenti akuzoi Fed-in për frenim të rritjes ekonomike dhe ndikim negativ mbi tregjet financiare.

    Putin sanksione Trump Ukraina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.