Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Real Sociedad në La Liga, por madrilenët janë shumë të inatosur me atë që sipas tyre është një sulm i mirëfilltë i vazhdueshëm i gjyqtarëve ndaj kësaj skuadre. Episodi i radhës që ka tërbuar Realin, ishte largimi me karton të kuq direkt i Hausen në minutën e 31-të të pjesës së parë të takimit.
Gjyqtari Zhil Manzano i tregoi të kuqin dhe as nuk shkoi të shihte VAR-in, ndonëse Militao ishte në qendër në momentin e faullit dhe madrilenët pretendonin se ai duhej të nxirrte vetëm të verdhë pasi nuk ishte lojtar i fundit.
SHIH VIDEON
Një situatë që ka tensionuar edhe trajnerin Çabi Alonso, i cili në fund të ndeshjes nuk i ka rezistuar tundimit dhe ka shkuar t’i flasë kryesorit për ngjarjen në fjalë. “Nuk e pe që Militao ishte në krah? Unë nuk dua, por po më bën të mendoj keq or mik”, ishin ndër të tjera fjalët e trajnerit të madrilenëve drejtuar gjyqtarit në fund të ndeshjes.
SHIH VIDEON

