Site icon Informohu siç duhet

Po lahej me kushërinjtë në lumë, mbytet 22-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Shkopetit, në Mat, ku një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Mat.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, i identifikuar si K. E., po lahej bashkë me disa kushërinj kur dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e fortë e ujit. Trupi i tij është nxjerrë pak më vonë nga banorët e zonës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë.

Ngjarja është raportuar në Sallën Operative rreth orës 16:00, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Trupi i të ndjerit është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme.

Exit mobile version