Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Kamzës, në segmentin Institut–Kamëz, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve paraprake, viktima po kalonte në vijat e bardha kur është goditur nga mjeti. I lënduari është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e aksidentit.


