Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër ku një 14-vjeçare e një 16-vjeçar mbetën të dëmtuar nga acidi që iu hodh në trup nga një djalë që iu afrua në rrugë jashtë shkollës së tyre.
Për rrjedhojë të ngjarjes policia ka vijuar hetimet për të dyshuarin i cili u largua nga vendngjarja në Londër me një motoçikletë dhe e kishte fytyrën të mbuluar në momentin që ai kreu sulmin.
“Nga hetimet tona, besojmë se dy viktima ishin në rrugë kur u sulmuan nga një i dyshuar që u hodhi një substancë para se të ikte”, njoftoi policia. / TheGuardian