Altin Halili, i cili i shpëtoi një atentati më 26 gusht në rrugën e fshatit Dyshnik në Berat, ka treguar si i shpëtoi vdekjes.
Duke theksuar se autorët i kishin zënë pritë, ai thotë para oficerëve se ata kanë menduar se shënjestra ka humbur jetën dhe janë larguar.
Halili ka deklaruar në Policinë e Beratit se ai po kalonte përpara një shkolle private në Berat, ku në atë lagje do të takonte një mik dhe ka parë 3 persona të maskuar që i kishin zënë pritë.
Pasi i ka parë, Halili ka shtuar shpejtësinë e mjetit dhe ka dashur t’i godasë me makinë, por nuk ka mundur pasi ata kanë filluar ta gjuajnë me breshëri kallashnikovi.
Halili ka deklaruar se është ulur poshtë sediljes dhe pasi ka dëgjuar makinën që ka ikur me shpejtësi, ka lëvizur.
Plumbat kanë prekur vetëm makinën e 46-vjeçarit, duke bërë “shoshë” xhamin e pasëm dhe sediljen e pasme të mjetit.


