Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e ndodhur së fundmi në një fshat të Lushnjës, ku 66-vjeçari Flamur Mane mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Një person kishte hyrë pëqr të vjedhur në banesën e Manes, në momentin që ky i fundit e ka pikatur u tha se “hajduti” e ka qëlluar me armë.
Por në fakt djali i 66-vjeçarit ka dhënë një tjetër version në lidhje me këtë ngjarje.
Sipas djalit të Manes ngjarja shkon më thellë se kaq.
Ai dëshmon se mes dy familjeve ka pasur konflikte që datojnë prej një decade.
Në një lidhje telefonike për BalkanWeb djali i Flamur Manes pretendon se në të vërtetë kanë qenë 2 persona në vendngjarje, Dedë Dedaj 65 vjeç (autori sipas policisë) dhe djali i tij Xhovalin Dedaj. Më tej djali i të plagosurit shton se ka qenë Xhovalini ai që ka shkrepur armën e gjahut ndaj babait të tij.
Djali i Flamur Manes thotë se autori ka tentuar të vrasë babain e tij me çifte në fytyrë.
Gjithashtu pretendon se ata kanë vjedhur vazhdimisht familjen e tij.
“Babi është goditur për t’u vrarë me çifte në fytyrë, ku i kanë ngelur edhe saçmat. Është dashur ndërhyrja në spitalin Ushtarak për heqjen e tyre. Konflikti ka ndodhur që 10 vite më parë. Më pas na kanë vjedhur vazhdimisht, na kanë vjedhur kalin, ngjarje e raportuar në polici, na kanë helmuar pulat. Më pas djali i vogël i Fatmirit, Rifat Deda ka sharë babanë tim e më pas ka goditur vëllanë tim i cili jeton në Itali. Ngjaja ka ndodhur në fshatin Plug, e dinë të gjithë”, u shpreh djali Flamur Manes.