Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Saksonin-Anhalt, pasi pas një sulmi me thikë mbetën të plagosur tre persona, mes tyre dhe një fëmijë 11-vjeçar.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur para një ndërtese banimi, ku një burrë 29-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa një 47-vjeçar dhe vajza e tij pësuan lëndime të lehta.
Autoritet vendase bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur pas një grindjeje mes disa individëve, të cilët janë përfshirë në një përleshje fizike.
Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga një burrë 46-vjeçar nga Kosova pasi dyshohet si autor i këtij sulmi me thikë.
Pas hetimeve të bëra ai është liruar më vonë pasi prokuroria nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për një akuzë të mundshme për tentativë vrasje.
Sipas autoriteteve, konflikti ka shpërthyer për shkak të një grindjeje për zhurmën e fëmijëve, dhe i dyshuari ka vepruar në vetëmbrojtje. Ai ka bashkëpunuar me hetuesit dhe ka lajmëruar vetë shërbimet e urgjencës pas ngjarjes.
Një thikë është sekuestruar si provë e mundshme. Hetimet për lëndim të rëndë trupor vazhdojnë, dhe pritet të intervistohen një numër dëshmitarësh.
Sipas prokurorisë, i dyshuari ka jetuar ligjërisht në Gjermani për disa vjet dhe është i integruar socialisht dhe profesionalisht.