Site icon Informohu siç duhet

Plas sherri te zyrat e Partisë Socialdemokrate. Gjenden 2 fishekë

Plas sherri te zyrat e Partisë Socialdemorkate. Gjenden 2 fishekë

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga konflikti i regjistruar në zonën e Ali Demit në kryeqytet. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek zyrat e Partisë Socialdemokrate, por nuk ka të lënduar.

Policia ka gjetur në vendngjarje dy fishekë.

Bëhet me dije se deri më tani nuk flitet për të lënduar. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se konflikti ka ndodhur rreth orës 14:00, në sallën operative te DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte nje konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyrë elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende te forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, jane konstatuar dy fishekë luftarak te paplasur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. /Radar.al

Exit mobile version